Një tjetër incident është shënuar sot në Mitrovicë, ku mediat e Kosovës raportojnë për një shpërthim në një pike të kontrollit policor. Zëvendësdrejtori i Policisë në Mitrovicën e Veriut, Veton Elshani, konfirmon për mediat se një mjet piroteknik i kombinuar me lëndë djegëse është sulmuar një kioskë e Policisë. Fatmirësisht nuk ka të lënduar. Ndërkaq gjatë një kontrolli në Veri, një makinë nuk i është bindur urdhrit të policisë. “Blutë” janë vënë në ndjekje të të dyshuarit, i cili ka ndaluar makinën dhe është larguar në këmbë.



