Vlorë qendër, grabitje banke me maska dhe armë zjarri, “ishin të shëndoshë”

Vlorë qendër, grabitje banke me maska dhe armë zjarri, “ishin të shëndoshë”

Paraditen e së hënës një tjetër bankë në vend ka rënë pre e grabitjes. Këtë rradhë në qendër të Vlorës, pranë “Sheshit të Flamurit”, dy persona të armatosur me armë zjarri kanë hyrë në një nga filialet e Bankës Kombëtare Tregtare duke vjedhur një sasi parash e cila ende nuk bëhet e ditur.

 

Sipas raportimeve dy grabitësit kanë hyrë nga dera e pasme e bankës të maskuar dhe të pajisur me armë zjarri të tipit pistoleta. Pas hyrjes në ambjentet e bankës mësohet se dy personat, ende të paidentifikuar, janë drejtuar për nga arka dhe pasi kanë marrë çfarë të mundnin nga dy sportele, më pas janë larguar me shpejtësi nga vendngjarja. Fatmirësisht pa të shtëna apo të lënduar.

 

Sipas dëshmive të punonjësve të bankës dhe dëshmitarëve të tjerë grabitja direkte e parave në arkë është kryer nga një person i vetëm, ndërsa tjetri mbante nën kontroll hyrjen kryesore dhe rojen e sigurisë. Gjithashtu të dy grabitësit janë larguar me anë të një automjeti të parkuar vetëm pak metra larg filialit të bankës.

 

Deri më tani, duke u bazuar në dëshmitë e para, të vetmet elementë që do të mund të ndërtonin një identitik të grabitësve janë detaje si fakti që të dy ishin të rinj në moshë dhe mbipeshë. Nga ana tjetër Policia e Shtetit po punon ende në vendngjarje për mbledhjen e sa më shumë të dhënave që mund të çojnë në kapjen e autorëve.

 

Duke iu referuar edhe një deklarate për shtyp të Policisë së Vlorës mësohet kanë nisur menjëherë kontrollet dhe njëkohësisht është vënë në ndjekje të grabitësve , ndërsa në qytet janë ngitur dhe rreth 10 postoblloqe. Fillimisht kontrolli i policise dhe ndjekja e grabitësve ka vijuar në zonën e Kuzumbabasë, në të cilën mendohet të jenë larguar dy personat që grabitën këtë filial të BKT.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy