
Një pjesëtar i policisë së Kosovës mbeti i vrarë ndërsa 3 të tjerë u plagosën gjatë përleshjeve me një grup prej 30 personash të armatosur në veri të Kosovës, në fshatin Banjskë të Zveçanit.
Për ngjarjen e djeshme ka diskutuar sot në studion e programit të mëngjesit “Zgjohu me MCN”, gazetari nga Kosova, Ideal Gola.
Sipas tij, Policia arriti të rimerrte kontrollin në orët e mbrëmjes ndërsa vrau 3 sulmues, dhe arrestoi 6 të tjerë, dy prej tyre të plagosur, teksa presidenti serb Aleksander Vuçiç, i hudhi poshtë serbët lokal për rastin.
Ajo që ishte e çuditshme për mua ishte fakti se Vuçiç, u mundua të ja hedh fajin serbëve lokal të asaj pjese, i hodhi edhe ata në erë për interesat e veta,
Vuçiç, tha se sulmi në Banjskë ndodhi pasi “disa serbë të Kosovës” u rebeluan duke ngritur barrikada dhe duke nxitur më pas reagimin e policisë së Kosovës. Me serbët lokal ne nuk kemi asgjë. Ata janë të frikësuar nga këto struktura serbe, të cilët nuk i lejojnë të jetojnë të qetë. Është e çuditshme sesi deshi tua faturojë serbëve lokal.
Por policia e Kosovës arriti të menaxhoj me profesionalizëm këtë ngjarje terroriste
SHBA ka qenë e qartë në deklaratën e saj, sepse neve na duhet një fakto ndërkombëtar që të jetë i qartë dhe më i ashpër me Serbinë, dhe mos ta ledhatojë Vuçiç, që më pas ai të mos shkaktoj këto tragjedi.



