
Kreu i PD-së, Lulzim Basha, thotë se ka gabuar gjatë drejtimit të partisë. Në fjanë e tij në Kuvendin Kombëtar të PD-së, Basha tha se është i vetëdijshëm për gabimet, të cilat sipas tij janë diktuar nga rrethanat.
“Unë kam pranuar gabimet e mia, por gjithçka e kam bërë për t’iu ardhur në ndihmë qytetarëve. Jam i vetëdijshëm për gabimet e mia, i ndikuar nga rrethanat. Kam dëgjuar kritikat tuaja, dhe kam marrë mbështetjen tuaj. Kam bindjen se duke mësuar nga gabimet do ta forcojmë PD”, tha ai.
Basha tha se demokratët tashmë janë të gatshëm për të nisur një aksion për rrëzimin e qeverisë. Ai akuzoi qeverinë se po përvetëson pasuritë e vendit nëpërmjet reformave.
“Grabitje e pasurive publike maskuar nën fasadën e reformave. Reforma e taksave është brë për të vjedhur të vegjlit e të pambrojturit. Reforma për infrastrukturën është bërë për të rrjepur qytetarët. Çdo minutë, oligarkët e Ramës marrin mijëra e miliona euro nëpërmjet koncesioneve”, tha ai.



