Pastrimi i parave/ Softa: Sektor shqetësues ndërtimi dhe partneriteti publik-privat

Pastrimi i parave/ Softa: Sektor shqetësues ndërtimi dhe partneriteti publik-privat

SPAK ka kërkuar konfiskimin e pasurive të 15 të arrestuarve, të cilët ishin pjesë e grupit kriminal të trafikut ndërkombëtar të drogës. Eksperti i sigurisë Fatjon Softa në një lidhje me skype për edicionin e lajmeve në MCN TV theksoi se ndërtimi mbetet një sektor i rëndësishëm për pastrimin e parave, ndërtimet e rrugëve, apo kompanitë që hyjnë në partneritet publik-privat. Softa vë në dukje se SPAK ka kohë që ka nisur hetime të tilla, por koha do ta tregojë deri në ç’nivel mund të shkojë.

Hetimet kanë nisur në 2019-ën, pasi një 41-vjeçari i janë sekuestruar 2 kg marijuanë. Operacioni nën drejtimin e karabinierëve italianë mori emrin ‘Muratori’. Në shkurt të 2024-ës kemi një mega-operacion, ku ishin forca të policisë holandeze, gjermane, italiane, spanjolle. U konkludua që kishim të bënim me 4 grupe që merreshin me kokainë që vinin nga Holanda, dhe marijuanë që vinin nga Shqipëria dhe Spanja. Paratë dhe investimet kalonin në Shqipëri për t’u pastruar në biznese, ndërtime, sh.a. SPAK kërkon të konfiskojë pasuritë e tyre, janë një listë me 43 makina, motorë, llogari bankare. Edhe në Itali janë konfiskuar rreth 5 milionë euro.

Paraja, ose investimet, nëpërmjet tyre mund të gjesh burimin. Nëse do ngresh një kullë apo biznes, gjëja më e thjeshtë është nga i gjen këto para. S’po flasim për 10 apo 30 mijë euro, por për miliona euro investime të pajustifikuara. Nëse do t’i hysh këtyre bizneseve është shumë e thjesht për të gjetur burimin e financimit. Shqipëria vazhdon të jetë një vend shqetësues sa i përket korrupsionit dhe investimit të parave që vijnë nga krimi. Qoftë aeroportet apo pikat e tjera kufitare, janë kapur herë pas here para, që ose mbahen në trupin e personave, ose në pjesët e makinave, që vijnë për t’u futur cash në Shqipëri.

Që të bjerë euro ka disa motive, ose para cash informale, ose nëse Shqipëria ka eksporte, dhe nga dalja e eksporteve kemi sjellje të euros. Ky është një nga shqetësimet që BE ka kërkuar përmes kontrollit të BSH pse ka rënë euro. Është një rrugë e gjatë dhe e vështirë dhe shpresojmë që kjo rrugë të mos njohë flamuj politikë dhe ndërhyrje. Krimi i organizuar ka investuar dhe investon forcat politike për të çuar deputetë në Kuvend. Ata duan të jenë në sektorin e kundër pastrimit të parave, polici etj. Prandaj kemi patur goditje në këto sektorë. Bëhet e vështirë dhe besimi do vijë me kohën. Koha është gjykatësi më mirë deri në ç’nivel mund të shkojmë.

Ndërtimi, ndërtimet e rrugëve, fondet publike kur u jepet kompanive, një pjesë e tyre mund të futet kur ka partneritet publik-privat, një pjesë e tyre futet edhe për pastrim parash, sepse aty është korrupsioni dhe përfitimi, pushtetarë favorizojnë firma dhe kompani që janë në interes të tyre. Këta persona mund të shkojnë edhe te një kryetar bashkie që e kanë stimuluar për të qenë kryetar bashkie dhe kërkojnë haraç. Ndërtimi vazhdon të mbetet një sektor i rëndësishëm. Pastaj janë edhe sektorë të tjerë, shfrytëzimi i burimeve minerare. Në sektorin e ilaçeve, sepse janë mallra me vlera të mëdha. Struktura të tjera janë Policia e Shtetit, MF, që kanë edhe sektorin e tij që bën kontrollin e brendshëm, me sa duket s’kanë funksionuar sa dhe si duhet. Nëse flasim për pastrimin e parave në ndërtim, nëse kapin vlera të mëdha dhe janë përfshirë persona publike, këto struktura mund t’ia referojnë SPAK-ut”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy