Kapet një sasi rekord kokaine në Belgjikë. 11.5 tonë kokainë janë sekuestruar në portin e Antwerp-it.
Lajmin e bënë të ditur mediat belge, sipas të cilave droga ishte në një kontejner që vinte nga Guajana.
Sasia e lëndës narkotike u dërgua në Holandë, ku më pas u asgjësua. Vlera e saj në treg llogaritet rreth 450 milion euro.
Sekuestrimi i lëndës narkotike ndodhi gjatë çmontimit të një organizate kriminale aktive në trafikun e drogës midis Amerikës Latine dhe Belgjikës.
Kjo është sasia më e madhe e kokainës së mbërritur nga jashtë në Belgjikë.



