Kryeministri Edi Rama ishte këtë të premte në fshatin Cepo të Gjirokastrës. Rama vazhdon të japë dy mesazhe gjatë fushatës, njërin për nevojën e marrjes së timonit të qeverisjes vetëm nga socialistët dhe tjetrin për demokratët, të cilëve iu kërkon votën si borxh që i nxorri nga çadra. Me këtë rast, Rama ka thumbuar Paskal Milon, kreun e Partisë Demokracia Sociale.



