Dervishi: Ka besim te Joni Keta si drejtues i BKH-së, ndërkombëtarët të pranishëm në proces (VIDEO)

Dervishi: Ka besim te Joni Keta si drejtues i BKH-së, ndërkombëtarët të pranishëm në proces (VIDEO)

Gazetari Ferdinand Dervishi duke folur në edicionin e lajmeve në Mcn Tv për zgjedhjen e Joni Ketës në krye të BKH-së, tha që zgjedhja me unanimitet e tij tregon që e meriton, duke shtuar se ai njihet si njeri i vërtetë. Gazetari thotë se ndërkombëtarët ishin sërish të pranishëm në proces, pasi nuk duan që struktura të dalë jashtë projeksionit të tyre. 

 

Unanimiteti për zgjedhjen e Joni Ketës është pozitivitet sepse tregon që të gjithë janë në një mendje që ai e meriton. Jemi përballë një fakti që atë e ka zgjedhur tjetërkush dhe kjo seancë është pak formalitet sepse s’mund të dalësh kundër një hetimi për figurën e tij që ka bërë SPAK-u. Ai punën e di dhe besoj ishte kandidatura më e përshtatshme, ishte brenda strukturave dhe di ecurinë e punës. Çfarë kemi mundur të vjelim nga personazhe që kanë punuar me të, flasin fjalë të mira, që është i vërtetë, nuk fshihet, mban përgjegjësi për atë që bën. Ka një tematikë që s’komentohet në media është ky ka disa lidhje familjare me probleme penale, por askush s’di të thotë si do pozicionohet nëse vjen një rast i tillë në tavolinë. Kam pyetur persona dhe më thonë që në rastin më të mirë s’do t’ia bënte syri terr, dhe në rastin më të keq do t’ia kalonte dikujt tjetër. Tregon një farë besimi që është personazh i duhur për këtë post. 

 

Ndërkombëtarët janë të pranishëm, edhe si palë, sepse edhe kanë investuar për reformën në drejtësi. Nuk duan që këto struktura të dalin jashtë projeksionit që ata kanë menduar. U takon të jenë të pranishëm, të interesohen dhe mbase të bëjnë përpjekjet e duhura që kandidaturat të jenë sa më korrekte. Për Aida Hajnajn ka pasur ankesa për nxjerrje informacioni dhe dekonspirim informacioni. Fakti që zonja pati një mbyllje jo shumë pozitive, tregon që ka pasur probleme. Por s'është BKH e para, por prokurori i SPAK, që mund t’i kontrollojë agjentët e BKH. Vitet e fundit kemi që kemi disa prokurorë shumë të mirë, që e bëjnë punën e tyre, dhe disa të tjerë që kanë lënë kokrrën e namit”.

 

I pyetur për dëshminë e ish-Presidentit Topi në SPAK, Dervishi tha se nëse zbardhet se çfarë ndodhi brenda godinës së Kryeministrisë, çështja është e zbardhur. Sipas gazetarit SPAK-u ka mundësi të arrijë në një përfundim shumë më të mirë se hetimi i parë.

 

Thelbi i 21 janarit për ata emra që po heton SPAK-u është brenda Kryeministrisë. Pamjet janë fshirë, gardistët mund të jenë intimiduar, komandanti i Gardës ka dalë me sytë të nxirë. Urdhrat për arrestimin e gardistëve u bllokuan për 20 ditë, që është një rënie e shtetit. Po u gjet se çfarë ndodhi brenda godinës është e zbardhur çështja. Presidenti informohet përditë nga SHISH-i me shkresë zyrtare. S’mund të thuhet se është njeri që s’ka informacion. S’e di ku do ta çojë hapin, nëse do shkojë më tej informacionit zyrtar, s’e di rolin e tij, por rol ka. Pyetja është a të tha ty garda si kryeministër që ne do të nxjerrim jashtë. Ti nuk dole, do të thotë s’ke qenë i rrezikuar. Pyetja tjetër është pse u vranë njerëzit kur s’je i rrezikuar? Kjo është kolona e historisë. SPAK i ka mundësitë që të arrijë në një përfundim shumë më të mirë, sepse përfundimi i parë ishte sabotim i Prokurorisë dhe një turp vendimi i gjykatës”. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy