Nazarko: Meta dhe Berisha e kanë mbaruar ciklin. Mund të shkohet drejt shuarjes së PD (VIDEO)

Nazarko: Meta dhe Berisha e kanë mbaruar ciklin. Mund të shkohet drejt shuarjes së PD (VIDEO)

Për analistin Shpëtim Nazarko, Ilir Meta është njëlloj si Sali Berisha dhe se të dy bashkë janë shkaktarët e parë të pasojave me të cilat është përballur vendi.

Nazarko ndau bindjen në MCN Live, se si Meta edhe Berisha e kanë mbaruar ciklin e vetë dhe nuk i hyjnë në punë njeriu, pasi nuk shpalosin ndonjë ideologji.

Meta e bëri flamurin të kuq fare në fillim, por mund ta bëjë dhe rozë dhe blu. Shqipëria është në atë fazë ku ka ikur një pjesë e madhe e saj.

Në betejën rreth Ramës, Metës dhe Berishës, ose janë njerëz të dëshpëruar, ose torollakë. Meta dhe Berisha dinë atë këngën në ato maja rripa rripa.

Shyqyr që Shqipëria është pjekur aq shumë sa nuk i vë zjarrin vetes, pavarësisht gomarllëqeve ka dominuar prona private.

Lidhur me primaret në Partinë Demokratike, Nazarko deklaroi se një njeri me logjikë normale duhet të thoshte se primaret duhet të zhvilloheshin para vendimit të gjykatës.

Duhet t'i besojmë aftësisë politike të Metës dhe Berishës, të cilët avash avash do e shndërrojnë në frontin e lirisë që të bashkohen deri sa të krijohet një mini-bashkim si CDU/CSU në Gjermani duke hedhur tutje ato rrecka politike.

Një bashkim në fund fare përveç kryetarëve dhe anëtarët e PD, mund ta marrin si gjysmë shakaje. Besoj se do të çojë në sharjen e plotë të PD, nëse ky front përbëhet me numra dhe vendimi i gjykatës do i japë të drejtë Bashës ose Alibeajt.

Sipas tij, me këtë sistem zgjedhor që kemi ne nëse nuk del mbi 48% je i vdekur.

Nëse në vitin 2009 kur u bë koalicioni PD-LSI u bashkua gjysmë molle me gjysmë dardhë, siç ndodh me shartimin, dardha filloi u kthye në mollë 2017 me votat e marra.

Këtë gjë e tregoi dhe në 2022, shartimi filloi të japë ide tjetër, ajo që do ndodhë tani, nëse do vazhdojë kështu dhe do të ngelet Partia e Lirisë, do shohim fenomenin e krijimit të dardhës të gjithës mollë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy