Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në liqenin e Shkodrës. Rreth orës 16:32, kapiteni i një anijeje turistike të Bashkisë Shkodër, 51-vjeçari me iniciale A. A., është mbytur gjatë përpjekjes për të shpëtuar dy turistë që kishin rënë në ujë.
Turistët janë nxjerrë nga uji dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po vijon kërkimet për trupin e kapitenit.



