Sekuestrohen 5 kg heroinë në Portin e Durrësit me destinacion Barin, pranga 26-vjeçarit

Sekuestrohen 5 kg heroinë në Portin e Durrësit me destinacion Barin, pranga 26-vjeçarit

Polica ka sekuestruar në Portin e Durrësit rreth 5 kg lëndë narkotike e llojit heroinë.

Sipas informacioneve të para, droga ishte e ndarë në 5 pako dhe në pranga përfundoi një 26­-vjeçar, i cili kishte tentuar të largohej nga vendi i ngjarjes.

26-vjeçari Berald Ismaili u zbulua nga efektivët kufitarë gjatë kontrollit fizik, teksa kishte fshehur nën rroba rreth 5 kilogramë heroinë.

Ai e kishte fshehur drogën poshtë bluzës ku e kishte siguruar me ngjitës që mos t’i binte. 

Ndërkohë djali ka shfrytëzuar edhe pantallonat xhins, duke vendosur heroinën në pjesët e grisura të xhinsit, ku sërish e kishte siguruar me ngjitës.

I riu do të udhëtonte drejt Barit me traget dhe e kishte të fshehur lëndën në trupin e tij. 

Ndërkohë policia po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy