Gjermani, mbi 130 të arrestuar nga protestat kundër kufizimeve të koronavirusit

Gjermani, mbi 130 të arrestuar nga protestat kundër kufizimeve të koronavirusit

Autoritetet policore në Gjermani kanë deklaruar se dhjetëra njerëz u arrestuan pas protestave kundër kufizimeve të pandemisë, të cilat u kthyen në manifestime të dhunshme të shtunën.

Policia e Berlinit tha se 86 persona u arrestuan pasi u hodhën shishe ruajtësve të rendit gjatë një demonstrate në Alexanderplatz, një shesh i madh qendror në ish-Berlinin Lindor.

Dy vetë u plagosën në një incident të veçantë përpara ndërtesës së Reichstag, ku u arrestuan 45 persona.

Në qytetin perëndimor të Dortmundit, policia tha që një burrë sulmoi një ekip televiziv gjatë një proteste, sulmi i tretë i tillë në Gjermani në dy javët e fundit. Një individ 23-vjeçar u arrestua.

Policia në Këln tha se disa protestues u kërkuan blerësve që të hiqnin maskat kur hynin në dyqane.

"Duket sikur këta njerëz ende nuk e kanë kuptuar që nuk ka të bëjë vetëm me shëndetin e tyre, por edhe me jetën e të tjerëve", tha shefi i policisë në Këln.

Megjithë lehtësimin gradual të kufizimeve pandemike të Gjermanisë javët e fundit, protestat kundër tyre janë rritur, duke mbledhur grupe të ekstremit të djathtë, të famshëm të listës C dhe njerëz që besojnë se virusi është i padëmshëm ose pjesë e një komploti global.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy