
Zbulohen identitete e familjes shqiptare që humbi jetën në Porcari, pranë Luccës të Italisë, për shkak të një defekti në kaldajë, duke u helmuar nga monoksidi i karbonit.
Viktimat janë Arti Kola, 48 vjeç, bojaxhi, gruaja e tij Jonida, 42 vjeç, djali i tyre i madh, Hadjari, 23 vjeç, elektriçist dhe vajza e tyre 15-vjeçare.
Viktimat sipas mediave italiane u gjetën të katër në një dhomë gjumi. Vetëm vajza më e vogël ishte shtrirë mbi çarçafë, ndërsa të tjerat u gjetën në dysheme.
Familja e kishte blerë shtëpinë vetëm një vit e gjysmë më parë dhe ishte zhvendosur vetëm pesë muaj më parë aty.
Alarmi u dha duke telefonuar numrin e urgjencës 112 pasi dikush brenda shtëpisë raportoi se nuk ndihej mirë.
Pak pas orës 22:00 të së mërkurës, ekipet e emergjencës mbërritën dhe me të hyrë në apartament, gjetën një skenë dramatike, trupat e katër anëtarëve të familjes ishin të pajetë. Të gjitha përpjekjet për t’i përmendur rezultuan të pasuksesshme.



