Kryebashkiaku i Vlorës Ermal Dredha është dorëhequr nga detyra e qytetarit të parë të qytetit bregdetar.
Nga të dhënat paraprake mësohet se Dredha ka dhënë dorëheqjen mbrëmjen e sotme, ndërkohë që zyrtarizimi pritet të bëhet nesër.
Nuk dihen ende arsyet e dorëheqjes, ndërkohë që kujtojmë se Kryeministri Edi Rama e ka kritikuar disa herë publikisht për menaxhimin e qytetit bregdetar.
Dorëheqja e Dredhës vjen një ditë para mbledhjes së Asamblesë së Partisë Socialiste, kur pritet të prezantohet edhe kabineti i ri qeveritar.



