
Gazetarja Ola Xama e ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” MCN Tv u shpreh se Taulant Tusha nuk ka vjedhur vetëm për vete, por edhe për familjarët e tij. Në fjalën e saj Xama tha se vjedhja nga Taulant Tusha ka filluar që në vitin 2016 kur motra e tij, Edvira Hoxha ka arritur të marrë dy tendera nga kompania e saj “Avanced”.
Ndërkohë vëllai i Taulant Tushës, Sokol Tusha i cili akuzohet se ka marrë para nga fondi i projektit të IPARD, është bërë biznesmen i kompanisë “Glas Konstruksion”. E cila në total ka realizuar 6.5 milionë euro xhiro nga viti 2018 deri në vitin 2022. Gjithashtu Sokol Tusha rezulton se ka investuar në një tjetër hotel në zonën e Potamit në Himarë.
“Që në vitin 2016 ka ekzistuar kompania Advanced, e cila kishte pronare Edvira Hoxhën. Që ishte motra e një drejtori shumë të rëndësishëm, sot i arrestuar, motra e Taulant Tushës. Kjo kompani na rezulton të ketë marrë dy tendera. Një tender është marrë nga Tirana Parking me vlerë gjashtëqind mijë euro. Më pas është marrë një tender në vitin 2022 në Lezhë për rikonstruksionin e një çerdhe me vlerë 250 mijë euro. Po ashtu, zonja, po ashtu motra, pra, një tender i thënë tërësisht në konflikt interesi që në vitin 2016 dhe në mos gaboj ka patur edhe BIRN në një shkrim për këtë çështje, por nuk është se e ka vënë ujin njeri në zjarr në ato kohë. Kompania ka qenë në bashkëpronësi edhe me një zonjë, e cila më rezulton në shumë zgjedhje komisionare të Partisë Socialiste.
Vëllai më pas i Taulant Tushës, Sokol Tusha, përveç marrjes së fondeve nga projektet e parë të HBR-së, pra edhe këto paratë e taksa paguesve të Bashkimit Europian për bujqësinë shqiptare është investuar në një tjetër hotel në zonën e Potamit në Himarë. Ku ka qenë bashkëinvestitor për rikonstruksionin e një hoteli tetëkatësh dhe nga bilancet rezulton që aty janë shpenzuar tridhjetë mijë euro.
Dhe kjo nuk ka ngritur asnjë flamur të kuq, as për tatimet, as për drejtorinë e parandalimit dhe pastrimit të parave, që si mund të rikonstruktosh tetë kate hotel për një vlerë të tillë.
Po ashtu, na rezulton që vëllai i tij ka themeluar një tjetër kompani, Glas Konstruksion. E cila në total ka realizuar 6.5 milionë euro xhiro nga viti 2018 deri në vitin 2022.
Merret kryesisht në fushën e ndërtimit me vënien e xhamave dhe në shumë projekte, ku lejet për këto ndërtime i ka dhënë Bashkia e Tiranës.
Ndërkohë, një pjesë të tjera...Janë kompani që kanë fituar tenderat e rindërtimit.
Janë bërë të gjithë biznesmenët, vëllai, motra.”



