
Disa zyrtarë të OKB-së kanë kërkuar hetime për dhunën ndaj grave në luftën ruse në Ukrainë dhe mbrojtjen e fëmijëve në konflikt.
Gjatë një takimi të Këshillit të Sigurimit për Ukrainën, drejtoresha e agjencisë së Kombeve të Bashkuara për gratë Sima Bahous, tha:
Kjo luftë duhet të përfundojë tani. Ne po dëgjojmë gjithnjë e më shumë për përdhunimin dhe dhunën seksuale. Akuza që duhet të hetohen në mënyrë të pavarur për të garantuar drejtësi dhe llogaridhënie.



