Presidenti i Libanit, thirrje Hezbollahut të çarmatoset: Dorëzojini armët te ushtria!

Presidenti i Libanit, thirrje Hezbollahut të çarmatoset: Dorëzojini armët te ushtria!

Presidenti i Libanit, Joseph Aoun, i bëri sot thirrje Hezbollahut dhe forcave të tjera që t’ia dorëzojnë armët e tyre ushtrisë, një veprim të cilit grupi i fuqishëm terrorist po i reziston, ndërsa Uashingtoni po shton presionin ndaj saj për të hequr arsenalin e tij. 

"Është detyrë e të gjitha partive politike... ta shfrytëzojnë këtë mundësi historike pa hezitim dhe të shtyjnë përpara ekskluzivitetin e armëve në duart e ushtrisë dhe forcave të sigurisë dhe të askujt tjetër", tha Aoun në një fjalim televiziv në selinë e Ministrisë së Mbrojtjes. 

Hezbollahu, i cili u dëmtua rëndë nga lufta me Izraelin vitin e kaluar, ka thënë se thirrjet që grupi i lidhur me Iranin të çarmatoset i shërbejnë vetëm Izraelit.

  "Ata që bëjnë thirrje për dorëzimin e armëve praktikisht kërkojnë dorëzimin e tyre te Izraeli...Ne nuk do t’i nënshtrohemi Izraelit”, tha të mërkurën kreu i grupit, Naim Qassem.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy