Një aksident rrugor i ka marrë jetën një punonjësi policie mbrëmjen e së hënës. Një makinë ka përplasur për vdekje një gurdian të burgut të Fushë-Krujës, rreth orës 22:20 te mbikalimi i Fushë-Krujës.
Sipas policisë, një mjet i paidentifikuar ka aksidentuar shtetasin V.D., 50 vjeç, punonjës policie në burgun e Fushë-Krujës. 50-vjeçari ka ndërruar jetë në Spitalin Ushtarak Tiranë.
Grupi hetimor ka bërë të mundur identifikimin e mjetit tip BMW X5, ngjyrë e zezë dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe kapjen e autorit të aksidentit.



