Nis sot vetingu në Polici/ I pari shefi i Sektorit të Ankesave në SHÇBA

Nis sot vetingu në Polici/ I pari shefi i Sektorit të Ankesave në SHÇBA

Komisioni i Jashtëm i Vlerësimit do të nisë sot procesin e vlerësimit kalimtar të punonjësve të Policisë së Shtetit, Gardës së Republikës dhe Shërbimit për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat në Ministrinë e Brendshme, i njohur ndryshe si “vetingu” në radhët e Policisë.

Pritej që vetingu në polici do të nisej nga drejtuesi Ardi Veliu, por i pari që do të përballet me trupën gjykuese të Komisionit të Jashtëm të Vlerësimit, është Shefi i Sektorit të Ankesave SHÇBA, Oltion Shehu.

Trupa e vlerësimit e përbërë nga Marjeta Gjelaj, Ela Kerka, Ana Kapaj, do të nisë në orën 12:00 seancën dëgjimore. 3 ditë më vonë, para vetingut do të dalë Adriatik Ago, Zv. drejtor i Përgjithshëm, SHÇBA.

Subjekti do të gjykohet nga trupa e përbërë nga Ana Kapaj, Elvira Daberdaku, Elida Liko.

 Komisioni i Jashtëm i Vlerësimit, do i hetojë efektivët e policisë në tre kritere rivlerësimi, në atë të pasurisë, të pastërtisë së figurës si dhe atij të vlerësimit profesional.

Ndërkohë që ditën e premte në datë 8, do të dalë para komisionit të vlerësimit kalimtar, Adriatik Ago, zv/ drejtor i Përgjithshëm, SHÇBA.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy