Një qendër pritjeje për emigrantët që mbërrijnë në Europë do të ndërtohet në portin e Shëngjinit. Qendra e re do të jetë fryt i një marrëveshjeje të nënshkruar sot në Romë mes autoriteteve shqiptare dhe atyre italiane. Kryeministrja Giorgia Meloni tha se kjo është diskutuar mes palëve para një muaji.
Qendra bëhet operative në pranverën e vitit 2024 dhe do të jetë vetëm fillimi i disa bashkëpunimeve të tjera të kësaj natyre, për të cilat autoritetet italiane kanë rënë dakord me ato shqiptare.
Sipas Melonit, qendra mund të presë deri në 26 mijë emigrantë. Këta të fundit vijnë kryesisht nga vendet e Afrikës dhe zonat në konflikte.
Ky bashkëpunim bëhet akoma më e frytshëm. Një muaj më parë në një takim që kemi patur, kemi pasur dhe iniciativa në lidhje me migrimin që të marrim iniciativa të përbashkëta. Ky fenomen nuk luftohet vetëm. Kemi punuar së bashku për të forcuar bashkëpunimin dhe fikson tre objektiva, luftën kundër trafikut të paligjshëm, jo vetëm pritjes së refugjatëve, dhe Shqipëria do të japë mbështetjen e saj, ndërsa Italia mund të operojë me financime për të bërë këtë lloj seleksionimi. Refugjatët do të mbeten në këto territore dhe do të seleksionohen. Për numër popullsie, kemi 3 mijë persona, sipas një regjimi të caktuar. Ky fluks mund të arrijë deri në 36 mijë persona dhe kjo marrëveshje nuk përfshin të miturit, gratë shtatzëna dhe grupet vulnerable.
Juridiksioni i këtyre qendrave do të jetë në Portin e Shëngjini, do të realizohet një qendër e pritjes dhe screening dhe do të ketë një strukturë tjetër, ndërsa pjesa shqiptare do të merret me kontrollimin e observimit. Marrëveshje të tjera do të pasojnë. Në lidhje me këtë lloj bashkëpunimi, kemi qëllim që të jetë operative pranverën e ardhshme.



