Fluks emigrantësh në portin e Durrësit, po punohet me 22 sportele

Fluks emigrantësh në portin e Durrësit, po punohet me 22 sportele

Fluksi i krijuar i emigrantëve në portin e Durrësit ka rikthyer lundrimet e dyfishta. Këtë herë fluksi është shënuar në dalje, pasi po largohen ata që kishin zgjedhur t'i kalonin festat e fundvitit në Shqipëri.

Megjithëse pohojnë se janë çmallur me të afërmit dhe kanë kaluar ditë të bukura festive, si emigrantët, ashtu edhe turistët thonë ndër të tjera se i kanë bërë përshtypje çmimet e larta.

Sipas tyre është e vështirë të përballohet jetesa me këtë shtrenjtësi. Ndërsa, nëse rritja e çmimeve do të vazhdojë me këtë ritëm do të bëhet pengesë për t'u rikthyer përsëri dhe Shqipërinë brenda pak vitesh nuk do ta vizitojë më askush.

Ndërkohë për përpunimit e pasagjerëve dhe automjeteve në portin e Durrësit po punohet me 22 sportele.

Rreth 5 mijë udhëtarë dhe 1 mijë automjete do të dalin nga pika kufitare më e madhe në vend këtë të enjte, ndërsa pritet intensifikim i fluksit në ditët në vijim.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy