SHBA kryen sulme ndaj rebelëve Huthi/ Kamberi: Trump nuk do të duket i dobët

SHBA kryen sulme ndaj rebelëve Huthi/ Kamberi: Trump nuk do të duket i dobët

Një port kyç i karburanteve në Jemen, i cili ishte nën kontrollin e rebelëve Huthi është shkatërruar nga ushtria amerikane gjatë së premtes duke shkaktuar 38 viktima dhe mbi 100 të plagosur.

Drupal Ad

 

Geron Kamberi, ekspert i marrëdhënieve ndërkombëtare tha në studion e lajmeve të MCN Tv se sulmet synojnë të pakësojnë çdo burim që mund të përbëjë kërcenim për tregtinë globale të naftës në këtë rajon si dhe të zërojnë çdo mundësi për krijimin e kërcënimeve simtrike.

Sipas Kamberit, Trump nuk do të duket i dobët.

Të gjitha ato sulme synojnë të pakësojnë deri në eliminimin përfundimtar të çdo burimi që mund të përbëjë kërcenim për tregtinë globale të naftës në këtë rajon, por veçanërisht dhe për të mos krijuar kërcënime simetrike. SHBA dhe Trump nuk do të duket i dobët para sulmeve të tilla.

SHBA-të, nuk është rasti i parë ky në rajonin e Lindjes së Mesme ku ka një përqendrim jo të pakët të trupave të tij, veçanërisht në Katar dhe Irak, ky konflikt që ka bërë të mundur dhe reagimin e Izraelit në momente të caktuara për shkak të përfshirjes së Iranit ka krijuar njëlloj trekëndëshi mes Izraelit Irani dhe SHBA-së.

Reagimi i SHBA kundër Houthi është dhe mesazh ndaj Iranit, siç bëri të mundur Izraelit që gati arriti të neutralizojë ndikimin e Hezbollahut në Liban.

I ndalur tek konflikti në Ukrainë, Kamberi tha se Putin po blen kohë megjithëse nuk sheh asnjë marrëveshje në horizont.

Nuk kemi diçka në horizont. Nuk shoh një projekt të qartë në horizont. Fjala paqe është shumë e madhe në kushtet që deri dje kushte luftim. Të paktën armëpushim siç ndodh në të tilla raste, dhe jepet mundësia të shkëmbejnë të burgosurit. Në rast kjo situatë do të vazhdon mbetet të shihet reagimi i Trump që shpreh nota nervozizmi që 24 orëshi i tij po bëhet shumë mujor.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy