Pesë persona që i pëlqejnë kafshët kanë mundësi të punësohen në kopshtin zoologjik të Blackpool në Angli.
Kopshti zoologjik në Lancashire, Angli, po kërkon mënyra pengese për pulëbardhat për të ndihmuar me problemin e zogjve që vjedhin ushqim nga kafshët.
Të interesuarit duhet të vishen si zogj gjigant dhe t’i përzënë pulëbardhat.
Ne duhet të bëjmë ç’është e mundur për t’i mbajtur pulëbardhat larg zonave tona kryesore të ngrënies, kjo është arsyeja pse ne po kërkojmë një ekip njerëzish që t’i bashkohen ekipit tonë të Shërbimeve të Vizitorëve si “Parandaluesit e Pulëbardhave”, shkroi Blackpool Zoo në njoftim.
Kërkesat janë të drejtpërdrejta: Të interesuarit duhet të jeni miqësor, energjik, fleksibël dhe natyrisht të ndihen rehat duke veshur një kostum zogu.



