Dy shpërthime në Vlorë, ndërsa "Benzi" përplas kalimtarin

Dy shpërthime në Vlorë, ndërsa "Benzi" përplas kalimtarin

Një shpërthim i fortë është regjistruar mbrëmjen e sotme në lagjen "Pavarësia" të qytetit të Vlorës.

Shpërthim ka ndodhur në katin e katërt të një pallati, duke vënë në panik të gjithë banorët.

Ka qenë një bombol gazi shkak për këtë shpërthim, i cili ka ndodhur na katin e tretë të një pallati në e quajtur “Albano e Romina” dhe për fat të mirë nuk ka pasur të lënduar por vetëm dëme materiale.

Më herët një tjetër shpërthim ndodhi në Orikum, ku një automjeti iu vendos një sasi lënde plasëse, tritol.

Ndërkohë, një shpërthim me tritol është shënuar pasditen e sotme në Orikum të Vlorës,

Sipas të dhënave dhe informacioneve të para mësohet se lënda plasëse është vendosur në një automjet të parkuar.

Nga ky shpërthim i fuqishëm, për fat të mirë nuk ka pasur të lënduar ndërsa priten informacione të tjera nga policia.

Por nuk kanë ndodhur vetëm këto shpërthime në qytetin bregdetar, pasi edhe një aksident është regjistruar mbrëmjen e sotme në qytetin e Vlorës. 

Një kalimtar është përplasur nga një mjet tip Benz në rrugën Transballkanike. 

Kalimtari ka mbetur i plagosur dhe është dërguar me urgjencë për në spital.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy