Alibeaj ka folur nga foltorja e Kuvendit për zgjedhjen e presdintit të Ri. Alibeaj tha se procesi që po bën Rama është e gjitha një farsë dhe se demokratët nuk do i japin asnjëherë kënaqësinë kryeministrit për të bërë shfaqe të shëmtuara.
Dy i ka në qeli, dy të tjerë as nuk guxon as tua zërë emrin. Ka 74 mandate ky? Do të jesh i besueshëm. Ke vjedh mandate, por nuk ke legjitimin e shqiptarëve. Do të zgjedhësh, presidentin mund ta bësh, pse lodhesh kot me zarfe, kujt po i hedh hi syve. Po konsultohesh me shoqërinë civile? Ti që ça nuk bëre një vit më parë. Ti zemërmadhi. Pendesë e di që nuk ke. Ne mund të jemi në një situatë jo të mirë, por këta njerëz nuk kanë skelete në dollap, si këta të tutë që i detyron të vendosin tre emra në zarf. Presidentin e zarfit. Ne kemi detyrim të shqiptarëve, të paktën ndaj gjysmës që na votuar. Për shkak të marrëveshjes, ti e merr mos i lodh njerëzit, por ne kemi që detyrimin me farsën me zarfa ta grisin. Nevoja që kanë shqiptarët për një president për një president që nuk bëhet vegël morale. E bën dot t’i këtë. Departamenti Amerikan i Shtetit i ka rrëzuar zgjedhjet. Rezultatin e dimë të gjithë.
Demokratë kurrë nuk do shihni asnjëherë që t’i japin kënaqësinë këtë njeriu për të bërë shfaqje të shëmtuara. Më mirë shpirtra të lirë për gjithë sfidat që kemi parë.
Pa komplekse, zarfat t’i mbajë për vete. Shqiptarët kanë të tjera halle prej 9 vitesh. Miqtë e mi, duhet të jemi krenarë për atë që kemi bërë deri tani.
Kjo lojë do vazhdojë dhe ca kohë. Për ekonominë nuk flet dot, edhe për shqiptarët që ikën, as për krimin dhe bën lojëra, i ka dalë boja. Shpëtoni shpirtrat tuaj ju tjerët.



