
Ish-presidenti i Brazilit, Jair Bolsonaro, do t'i japë emrin e tij një linje parfumesh për meshkuj.
Këtë e ka bërë të ditur në Instagram, grimeri dhe influencuesi brazilian Agustin Fernandez – kurator i projektit.
“Sot fillon një epokë e re për ne. Do të kemi nderin dhe privilegjin të lançojmë për markën tonë një parfum të firmosur nga njeriu që admirojmë më shumë: Jair Bolsonaro”, ka shkruar Fernandez në profilin e tij në Instagram.
Shishja e parfumit është rreptësisht jeshile dhe të verdhë, është planifikuar për 21 mars, ditën e ditëlindjes së gjashtëdhjetë e nëntë të Bolsonaros.
Vitin e kaluar, bashkëshortja e ish-kreut të shtetit Michelle kishte lançuar tashmë linjën e saj të parfumeve për femra “Lady M” si dhe një linjë produktesh grimi dhe kujdesi për lëkurën, sërish në bashkëpunim me Agustin Fernandez.



