Të paktën 15 njerëz humbën jetën pasi një zjarr shpërtheu në një shtëpi që po përdorej si fabrikë në zonën e Metro Manila në Filipine.
Lajmin e bën të ditur CNN.
Marcelo Ragundiaz, shefi i zjarrfikësve për rrethin Barangay Tandang Sora, tha se fëmija i pronarit të shtëpisë, mosha e të cilit nuk u specifikua, ishte në mesin e atyre që vdiqën nga zjarri në Quezon City.



