Shqiptari 22 vjeçar Denis Halili që humbi jetën nga orteku në Alpet franceze ishte bërë pjesë e një kampi legjionarësh të huaj që stërviteshin për llogari të ushtrisë franceze, 6 muaj më parë.
Halili kishte nënshkruar një kontratë në qershor të vitit 2015 me një afat 5 vjeçar dhe fill pas stërvitjes së parë autoritetet franceze vunë re një shkallë të lartë profesionalizmi.



