Vrasja e pronarit të marketit në Kamëz, arrestohen autorët (VIDEO)

Vrasja e pronarit të marketit në Kamëz, arrestohen autorët (VIDEO)

Dy ditë pas grabitjes së një marketi në Kamëz, që përfundoi me vrasjen e pronarit dhe plagosjen e bashkëshortes së tij, janë vënë në pranga autorët e ngjarjes. Policia e Tiranës konfimroi sot në mesditë se pas hetimeve janë vënë në pranga Vladimir Kurti, 28 vjeç, dhe Ruzhdi Hodo, 25 vjeç, të dy banues në Tiranë.

Sipas policisë, vrasja dhe plagosja janë kryer nga Vladimir Kurti.

Agim Buci, 52 vjeç, u vra, ndërsa bashkëshortja e tij, Merita Buci, 44 vjeçe, u plagos gjatë grabitjes së marketit të tyre në rrugën "OSBE" në Kamëz, mbrëmjen e së mërkurës.

Pronari 52 vjeçar i dyqanit, baba i tri vajzave dhe një djali, u qëllua në gjoks dhe humbi jetën pak minuta pasi mbërriti në spital ndërsa gruaja u plagos në këmbën e majtë.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy