Gjipali: TOB ka pasur në drejtim njerëz që nuk janë të fushës, në të gjithë botën teatrot dalin me humbje (VIDEO)

Gjipali: TOB ka pasur në drejtim njerëz që nuk janë të fushës, në të gjithë botën teatrot dalin me humbje (VIDEO)

Tenori Josif Gjipali tha në studion e lajmeve të MCN Tv se një nga arsyet e kandidimit të tij për të marrë drejtimin e TOB është se ka dëshirë ta shohë atë teatër në nivelin e teatrove në të gjithë botën.

Unë jam i kësaj fushe dhe kuptohet duke u marrë përditë ne kemi pasione dhe dëshira të mëdha. Kemi një lloj idealizmi, kemi dëshirë për ta parë atë teatër si teatrot në të gjithë botën.

Gjipali tha se do të ishte më e udhës të vendosej një kriter që të moslejoheshin të kandidonin njerëz për të cilët janë firmosur peticione nga orkestra apo që kanë nxjerrë bilance që nuk përputhen në vend të kriterit të diplomës se masterit në Ekonomi. Tenori shtoi më tej se zgjedhjet që janë bërë kanë qenë larg profesionalizmit dhe se gjërat duhet të lihen në dorë të profesionistëve të fushës.

Të vinin kriter që të mos futeshin në kandidim njerëz për të cilët ka peticione që i ka firmosur orkestra, apo të mos kandidonin njerëz që kanë qenë në drejtim dhe ka bilance që nuk i përputhen, psh. 2017-2018.

Ka një gjë, ne jemi një vend kaq i vogël, por jemi një nga vendet të paktën në rajon që kemi këngëtarë të kategorisë së lartë, këngëtarë të famshëm të një kategorie të caktuar. Teatri ynë është i panjohur. Hiq ndonjë rast të vecantë, zgjedhjet që janë bërë kanë qenë larg profesionalizmit, le ta drejtojnë tani profesionistët e fushës.

Gjipali më tej shtoi se teatri nuk do ishte në këtë gjendje që është sot nëse do të kishte funskionuar si duhet.

Teatri po të kishte funksionuar si duhet nuk do të ishte në këtë nivel që është sot. Duke pasur në drejtim njerëz që nuk janë adap të fushës. Kemi parë traviata vetëm me një krevat, nuk është kjo idea. Nuk duhet të dalësh zero më zero me llogaritë. Përveç disa teatrove që dalin baraz shumica në botë del me humbje. Drejtor i suksesshëm është ai që prodhon art kualitativ.

Në të gjithë botën Teatrot dalin me humbje, ne kërkojmë menaxherë që të na i nxjerrin me fitim. Nuk dinë këta tjerët, neve dimë.

Unë mbaj mend herët e para në Itali, tek tuk thoshin, ti je shqiptar. Tani kur shkoj atje falë karrierës dhe punës sime dhe  të tjerëve tani thonë ju shqiptarët këndoni mirë. Po krijohet një humnerë. TOB vërtetë punon, por duhet një njeri që di që të krijojë zinxhirin lidhës. Nga brezi i ri, unë jap mësim, unë nuk shoh nga brezi i ri studentë të aftë që sa mbarojnë Akademinë të dalin në skenë dhe të bëjnë role primare, është prishur ky zinxhir. Nuk mund të shoh një gocë të bukur e ti them do këndosh se je e bukur.

Padyshim që ka, pasioni i njerëzve është vështirë të shuhet sado e vështirë të jetë situata, ka kompozitorë që shkruajnë, mungon dora që të vijë ti vërë gjërat në vendin e duhur dhe ti japë vlerën e duhur. Teatri ynë, quhet kombëtar, nuk është kot aty, ai ka domethënie. Në gjithë sezonin një titull të paktën duhet të ishte prodhimtari shqiptare.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy