Të enjten e kaluar u shënua një kulm i ri, me 343 467 infeksione. Siç dihet, dje numri i rasteve në botë tejkaloi pragun prej 37 milionë dhe sipas Universitetit Johns Hopkins totali aktualisht qëndron në 37 105 925, duke përfshirë 1 071 388 vdekje.
Edhe Evropa dje regjistroi rekordin e dytë rresht ditor të rasteve të koronavirusit. Sipas OBSH-së, në 24 orët e fundit ka pasur 123 684 infeksione, rreth 8.3% më shumë se rekordi i mëparshëm i 114 227 rasteve të regjistruara të premten. Sipas llogaritjeve të OBSH-së, numri i përgjithshëm i infeksioneve në Evropë aktualisht është 6 809 678.
India tejkalon 7 milionë të infektuar. Shifrat e fundit nga Ministria e Shëndetësisë treguan një rritje prej gati 75 000 rastesh në 24 orët e fundit, duke e çuar totalin në 7.05 milionë. Në Shtetet e Bashkuara, numri total i të infektuarve arriti në 7.67 milionë.



