Spanjë, 86 azile pleqsh nën hetim

Spanjë, 86 azile pleqsh nën hetim

Në Spanjë, 86 shtëpi pleqsh janë nën hetim pas ankesave nga familjet ose stafi. Dyzet janë në rajonin e Madridit, ku të paktën 1 054 njerëz vdiqën pasi rezultuan pozitivë për koronavirus midis 8 marsit dhe 17 prillit. Sipas zyrtarëve rajonalë, virusi ka vrarë edhe shumë të tjerë, shumica prej të cilëve as nuk janë testuar. Numri i tyre mund të jetë 5 668. Alberto Reyero, zyrtar për politikat sociale për rajonin e Madridit, ka pranuar se janë “bërë disa gabime”, duke thënë se azilet e pleqve nuk ishin "të përgatitura sa duhet", nuk ishin në gjendje të izolonin banorët dhe nuk kishin mjete mbrojtëse.

20 qendra të tjera janë nën hetim në Kataloni, ku zyrtarët rajonalë thonë se 2 621 njerëz vdiqën pasi rezultuan pozitivë ose shfaqën simptoma të Covid-19.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy