
Mirel Mërtiri, pronari i inceneratorëve, teksa ndodhet në arrati ka thënë se dosja e inceneratorëve është stisur nga prokurori i SPAK Klodian Braho. Përmes një interviste për SyriTv, Mërtiri tha se Braho ka stisur dosjen e inceneratorëve për interesa të dikujt që nuk është i përmendur në dosje, si dhe nga dikush që ka dashur që kjo dosje të jetë në SPAK.
Më tej, Mërtiri tha se prej tre vitesh ai i ka kërkuar SPAK që të japë një dëshmi për hetimet që po kryhen për inceneratoërt, por gjithmonë ka marrë një përgjigje qesharake.
“Dosja është e stisur, nga personi që e ka përgatitur dosjen. Klodian Braho e ka stisur këtë dosje e ka bërë për arsye për ti shërbyer dikujt në politikë ose në privat.
Provat janë vendosur si ka dashur prokurori i SPAK për të më sulmuar mua dhe familjen time, për të mbrojtur interesat e dikujt që nuk është përmendur nga në dosje ose për të mbrojtur interesat e dikujt që ka dashur që kjo dosje të jetë në SPAK.
Kam 3 vite pres që SPAK të vërë drejtësi. Investimet janë kryer të plota dhe veprat janë aty deh askush nuk ka dalë të thotë këto të vërteta, por ka krijuar vetëm situata. Pasi pritëm Gjykatat dhe çfarë do vendoste gjykata, pasi provat ishin të manipuluara. I jam drejtuar SPAK, zotit Dumani që të më jepet mundësia të jap deklarimet e mia për atë çfarë po flitet me dosjen të inceneratorëve në Shqipëri. Aty do të shihnin kërkesat e mia drejtuar SPAK për të dhënë shpjegimet e mia. Përgjigjet qesharake do ti lexoni aty. I jam drejtuar për të gjitha dosjet dhe veprimet hetimore që po bëheshin në Shqipëri për inceneratorët.”



