Ish-gjenerali i NATO-s, Clark viziton Kosovën/ Nderohet me dekoratën ‘Dr. Ibrahim Rugova’

Ish-gjenerali i NATO-s, Clark viziton Kosovën/ Nderohet me dekoratën ‘Dr. Ibrahim Rugova’

Wesley Clark, gjenerali amerikan në pension, i cili gjatë luftës në Kosovë në vitin 1999 shërbeu në pozitën e komandantit suprem të aleatëve evropianë të NATO-s, do të vizitojë Kosovën në 25 vjetorin e çlirimit.

 

Drupal Ad

 

 

 

Ish-gjenerali i NATO-s, Wesley Clark, është takuar sot me kryetarin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku.

Clark ka folur për kohën kur udhëhoqi bombardimet e NATO-s për çlirimin e Kosovës.

Ai tha se një rol të jashtëzakonshëm e kishte luajtur Lidhja Demokratike e Kosovës.

“Mendoj se suksesi i intervenimit të NATO-s në dallim me vendet tjera ku ka intervenuar është se në Kosovë funksiononte LDK”, tha Clark.

Gjeneralit në pension iu nda Dekorata “Dr. Ibrahim Rugova” për rolin historik dhe kontributin e tij për çlirimin e Kosovës.

Clark ka qenë komandant i përgjithshëm i forcave evropiane të NATO-s, në kohën e bombardimeve të Republikës Federale të Jugosllavisë (RFJ), që filloi më 24 mars 1999 dhe përfundoi më 10 qershor 1999.

Për shkak të rolit në çlirimin e Kosovës, shumë rrugë mbajnë emrin e Clarkut.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy