Ukraina në 24 orë/ Shpërthime në Odesa dhe Zaporizhzhia

Ukraina në 24 orë/ Shpërthime në Odesa dhe Zaporizhzhia

Qytetet më kryesore të Ukrainës janë zgjuar sot nën zhurmat e bombardimeve dhe sistemeve kundërajrore, ku raportohen shpërthime masive në disa zona të shtetit, raporton BBC.

Ndërkohë në orët e para të mëngjesit janë  raportuar sulme në qytetet jugore të Odesa dhe Zaporizhzhia. Oliver Carroll, një korrespondent për The Economist, tha se ai dëgjoi shpërthime të forta në Odessa, të cilat mund ishin predha.

 Deri tani raportohet vetëm për dy të plagosur, por dyshohet se mund të ketë viktima.

Dhe në Zaporizhzhia, sekretari i këshillit të qytetit Anatoliy Kurtev tha se ishte sulmuar një stacion hekurudhor.

Në këto zonë, shumë pranë termocentralit, dy ditë më parë, forcat ruse kanë shpërthyer disa municione luftarake të mbetura pas mësymjes dhe marrjes nën kontroll të centralit.

Kievi po ashtu ka qenë i goditur në zona rezidenciale.

Një godinë 12-katëshe është sulmuar me raketa dhe 35 persona u evakuuan, teksa ata mësohet se kanë marrë thjesht lëndime.

Ngjarja ndodhi rreth orës 06:00 të mëngjesit dhe më pas, flakët u vunë nën kontroll rreth orës 07:45.

Nga ana tjetër, mbi 3 milionë ukrainas i kanë ikur konfliktit, duke kërkuar strehim në vendet fqinje.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy