Hajdini: Krijimi i Superligës Europiane, betejë ligjore me UEFA-n (VIDEO)

Hajdini: Krijimi i Superligës Europiane, betejë ligjore me UEFA-n (VIDEO)

12 klube të mëdha europiane kanë njoftuar zyrtarisht krijimin e Superligës Europiane, si një kampionat i ri, nën emrin “The Super League”.

Lidhur me këtë fakt, gazetari i sportit në MCN Tv, Edi Hajdini, tha për studion e lajmeve, se ky kompeticion vjen pas kordinimit të 12 ekipeve më të mëdha europiane të cilat kanë lojtarët me paga më të mëdha, që nëse do të lejohej, do të garantonte spektakël në futboll.

“Modeli ekonomik dhe pandemia e cila ka goditur financat e klubeve të mëdhajav, dhe duke qenë se klubet kanë lojtarët me paga më të mëdha, ato duhet të paguhen, dhe prandaj kanë gjetur një format të tillë, ku janë ekipet më të pasura të momentit, gjashtë nga Anglia, dhe nga tre të tilla në Itali e Spanjë, kurse dy nga Gjermania janë tërhequr. Nëse është format që do të ketë 20 skuadra, do të garantojë spektakël, sepse janë më të mirët  me mbi 1 miliard tifoz, dhe të 12 skuadrat kanë 99 trofe në nivel evropian”.

Sipas Hajdinit, janë paraqitur edhe donatorët e parë që në nisje të formatit.

“Në anën futbollistike pjesëmarrja do të ishte e jashtëzakonshme, Banka Morgan, është paraqitur e para dhe ka thënë që do të sponsorizojë, secila skuadër që në nisje do të ketë nga 350 milion €uro”.

Por para së gjithash, gazetari Hajdini, numëron hapat që do të ndjekë UEFA në formën e ndëshkimeve që janë paralajmëruar për këto skuadra pjesëmarrëse, fill pas krijimit të formatit.

“Që në momentin që u mor vesh krijimi, pati reagime nga UEFA, e cila ka dënuar krijimin e këtij kompeticioni, poashtu edhe FIFA. Këta kanë vendosur që të ndërrmarin disa hapa, në fillim do ti përjashtojnë këto skuadra dhe lojtarët e këtyre skuadrave, sepse ky do të zëvendësonte Champion League, dhe në momentin që do të krijohej, Champion leagua, nuk do të kishte më shikueshmëri.

Dhe UEFA edhe FIFA kanë vendosur që të gjithë lojtarët nuk do të lejohen as në kupat evropiane apo në kupat botërore, pra do të ketë sanksione të madha, dhe pritet të ketë betejë të ashpër ligjore në mes të këtyre të dyjave dyjave formateve”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy