Manjani quan Vetingun dështim total: Jemi në mes të katër rrugëve

Manjani quan Vetingun dështim total: Jemi në mes të katër rrugëve

Procesi i vetingut ka nisur në vitin 2017-ën dhe tashmë jemi në 2021-shin dhe jemi në mesin e procesit të rivlerësimit të gjyqtarëve dhe prokurorëve. Sipas Kushtetutës KPK do të zgjasë 5 vite dhe 9 vite do të zgjasë KPA. Jemi në gjysmën e kohës së KPK së këtij procesi, por cilat janë rezultatet?

Në një prononcim për “Ajsberg” në MCN TV, ish-ministri i Drejtësisë Ylli Manjani e quajti reformën në Drejtësi si një kryqëzim tipik shqiptar që kur është pa polic është më mirë se njerëzit e gjejnë rrugën. Siç u shpreh Manjani vendi është pa pushtet gjyqësor dhe se reforma është një dështim total.

“Jemi në mes të katër rrugëve. Është kryqëzimi tipik shqiptar që kur është pa polic është më mirë se njerëzit e gjejnë rrugën. Por ndodh që gjendet një polic i paaftë aty që nuk di ta drejtojë rrugën. Kjo është në thelb ajo që ka ndodhur, një lëmsh. Në këtë kuptim reforma në drejtësi ishte dhe është udhëkryqi më i madh shtetëror. Nëse ka progres kjo është çështje e diskutueshme, por fakt është që sot vendi është pa pushtet gjyqsor të konsoliduar dhe të drejtë qëllimi për të cilin u bë reforma në drejtësi, qëllim që për 3 vite pas miratimit të ligjeve është një dështim total. Unë mbetem përkrahës i reformave, por nuk ka reforma që zgjasin 3 vite duhej të kishte rezultate për 2 muaj. Reformat janë vendime që ti i merr sot dhe nesër ndryshon gjëja. Çdo gjë tjetër që zgjatet nuk quhet reformë, por deformë. Në thelb kjo ishte reformë personeli, për të hequr disa njerëz dhe për këtë u shpik vetingu që në thelb do ishte i besueshëm nëse do ti hynte pjesës profesionale ku prokurori do të gjykohej ndër vite. Sot pas tre vitesh është e qartë që shumë nga gjyqtarët janë larguar padrejtësisht sipas meje. Kjo nuk është reform është maskaradë. Sistemi që ne kishim nevojë që të krijonte besueshmëri nuk ka ndodhur, të gjitha të tjerat kanë ndodhur. Unë mund të them vetëm këtë gjë që vendet nga vijnë këta ambasadorë, si nga vendet e Europës dhe SHBA karriera e gjyqtarit dhe prokurorit është e paprekshme. Një gjyqtar në Amerikë kur hyn në sistem vdes në sistem, përveç rasteve kur kapet në krim. Nëse ambasadorja e amerikës ka një standard tjetër kur flet për Shqipërinë të ndryshëm nga vendi i saj atëherë nuk është e sinqertë. Sigurisht është ambasadore për këtë punë është, për të gënjyer sepse ambasadat për këtë punë janë. Ambasadori në vetvete ka një karrierë gënjeshtër, është fiks ambassador. Janë të pasinqertë në reagimet e tyre. Megjithatë nuk na e kanë fajin ata, ne jemi karagjozë, pikë. Këtë karagjozllëk përpiqemi ta fshehim pas deklaratave të ambasadorëve që janë qoka”, tha Manjani.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy