Kryetari i Parlamentit Ilir Meta ka hedhur poshtë fjalët se mardhëniet midis PS-së dhe LSI-s janë ftohur. Ai ka deklaruar sot se koalicioni me Partinë Socialiste po ecën normalisht dhe në mënyrë shumë demokratike.
Gjithashtu Meta ka përshëndetur miratimin e rezolutës për shqipërinë nga Parlamenti Europian. Sipas tij PE ka njohur progresin e bërë nga Shipëria dhe kjo është një inkurajim për të thelluar reformat e nisura.
Në fund Meta tha se vijimi i reformave është shumë i rëndësishëm ndaj ai ka përshëndetur edhe veprimin e PD-së për kthimn në kuvend pa kushte



