Certifikata e vaksinimit me të cilën u pajisën 238 mijë qytetarë deri në 15 shtator përmes portalit e -albania, nuk do të jetë më e vlefshme. Shkak duket se është bërë njohja së fundmi i pasaportës digjitale nga bashkimi Evropian. Këtë fakt e pohon për MCN edhe zv/ ministrja e shëndetësisë Mira Rakacolli, e cila shpjegon edhe rregullat.
Se kush janë ndryshimet mes formatit të ri dhe atij me të cilin ishin ta pajisurr deri tani qytetarët shqiptar, e shpjegon Drejtoresha e portalit e-Albania Nevila Repishti.
Pasaporta e re digjitale ka nxjerr në pah edh enjë shqetësim për një pjesë të mirë të qytetarëve që aktualisht kanë marrë vaksinën kineze dhe atë ruse, të cilat nuk njihen nga Agjencia Evropiane e Barnave. Të pyetur nga MCN ata bëjnë apel qeverisë për marrjen e masave, pasi një gjë e till i penalizon për udhëtime jashtë vendit. Jo vetëm kjo, por të openalizuar mbeten edhe ata që kërkojnë të studiojnë në itali dhe vende të tjera të evropës.
Pasaporta e re e miratuar nga bashkimi Evropian eshet e vlefshme vetëm për vaksinat që kanë marrë miratimin nga EMA dhe tashmë aplikohen në vendet e BE, Pfizer, Moderna, AstraZeneka dhe Johnson. Shqipëria ka administruar deri më sot 1.6 milionë vaksina, por shumica e tyre janë Coronavac dhe Sputnik, të cilat nuk njihen në të gjithë BE-në



