Incidentet e fundit të shënuara në Francë gjatë protestave për vrasjen e 17 vjeçarit Nahel M nga policia ndër të cilat edhe sulmi ë banesës së një kryebashkiaku sipas shefit të inteligjencës franceze janë tregues i ringjalljes shumë shqetësuese të dhunës së ekstremit të djathtë. “Që nga pranvera, ne kemi qenë dëshmitarë të një ringjalljeje shumë shqetësuese të veprimeve të dhunshme dhe të frikshme nga ekstremistët e djathtë. Shumë nga këto veprime janë një thyerje e qartë e kornizës demokratike”, tha Nicolas Lerner drejtori i Përgjithshëm i Sigurisë së Brendshme të Francës. Lerner shprehet i shqetësuar veçanërisht për numrin e personave që i përkasin këtij grupimi që sipas tij në France është mbi 2 mijë ndërsa shton se ata kanë planifikuar edhe dhjetëra sulme terroriste të cilat janë penguar që nga viti 2017. Shefi i inteligjencës Franceze po ashtu komenton edhe lëvizjen ultra të majtë që sipas tij prej kohesh ka dhënë sinjale që janë shkak për shqetësim ndër të cilat ai përmend protestat e fundit për ngrohjen globale. N dërsa për rrezikun e terrorizmit islamik ai tha se po monitorohen gjithnjë e më shumë individët e radikalizuar që jetojnë në Europë dhe Azinë Qendrore veçanërisht ata të cilët ndërmarrin veprime nga organizatat terroriste ne Siri dhe Afganistan.



