Revoltohet Keta! Ruga po rrezikon viktima. Harrojini votat!

Revoltohet Keta! Ruga po rrezikon viktima. Harrojini votat!

Në zemër të Shqipërisë, vetëm pak kilometra larg Tiranës, ndodhet Keta e Xibrit, një fshat ku rruga nuk është thjesht mungesë infrastrukture, por kufiri mes jetës dhe vdekjes. Banorët nuk kërkojnë luks. Ata kërkojnë të mos vdesin rrugës për në spital.


"Në vitin 1998 më vdiq nusja e vëllait për shkak të rrugës. Vdiq duke e çuar në spital me krahë", rrëfen një banor. Një dëshmi që trondit ndërgjegjen, por që duket se nuk ka tronditur askënd në institucionet përgjegjëse.


Pas denoncimit të parë të FOL, banorët thonë se rruga është bërë edhe më e keqe. Gropa, shembje dhe baltë e kanë kthyer në një shteg ku rrezikohet çdo ditë jeta e njerëzve. "Rruga është skandal, po vriten njerëz", thonë ata. Ndërsa një tjetër pyet me dëshpërim: "Si do ta transportojmë të sëmurin në këtë rrugë?"


Në Ketë nuk mungon vetëm rruga. Ambulanca është një ndërtesë pa ilaçe, qendra shëndetësore bosh, ndërsa banorët detyrohen të paguajnë mjete private për të zbritur deri në Klos. "Prej 20 vitesh nuk vjen ambulanca në Ketë", dëshmon një banor.


Edhe imami i fshatit kujton plagën që nuk është mbyllur kurrë: "I transportonim të sëmurët me barrelë. Na vdiste i sëmuri rrugës për në spital."


Premtimet kanë ardhur në çdo fushatë, por rruga ka mbetur po ajo. Keta vazhdon të mbijetojë mes harresës, ndërsa të rinjtë largohen dhe të moshuarit presin me frikë ditën kur një emergjencë mund të jetë fatale.


Kur një rrugë vendos nëse njeriu jeton apo vdes, atëherë nuk flasim më për një problem infrastrukture. Flasim për një dështim të shtetit për të mbrojtur jetën e qytetarëve të tij.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy