Zgjedhjet e parakohshme në Kosovë/ VV: Në garë së bashku me Vjosa Osmanin

Zgjedhjet e parakohshme në Kosovë/ VV: Në garë së bashku me Vjosa Osmanin

Arbërie Nagavaci,  nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës, njëkohësisht dhe deputetet e Levizjes Vetëvendosje, ka deklaruar se në zgjedhjet e ardhshme do të garojnë së bashku me Vjosa Osmanin.

“Varet sesi do të shkojë në zgjedhje Osmani. Për aq sa ajo ka deklaruar dhe kemi parë deri më tani sigurisht që do të krijojë një listë zgjedhore dhe do të garojë bashkë me ne në listën e përbashkët. Ne besojmë që do të garojmë bashkërisht në këto zgjedhje dhe do të fitojmë shumicën”, ka deklaruar ajo.

Nagavaci ka është shprehur  se zgjedhjet duhet të mbahen sa më shpejt të jetë e mundur, pasi në këtë mënyrë institucionet do të kenë një legjitimitet të ri

 “Për fat keq është se kësaj radhe zgjedhjet po mbahen shumë shpesh. Ka një kohë të gjatë që në Kosovë nuk ka një qeveri stabël, që të ketë një mandat të plotë, por kjo në këtë radhë është e mirëseardhur se e konfirmoi Gjykata Kushtetuese. Në realitetin aktual, ku ne aktualisht nuk kemi kryeministër sepse sipas njoftimit të Gjykatës Kushtetuese Hoti asnjëherë nuk ka qenë kryeministër dhe qeveria Hoti aktualisht nuk është më një qeveri legjitime. Sa më shpejt që të mbahen zgjedhjet, do të sjellin një legjitimitet të ri të institucioneve në Kosovë.

 Ne aktualisht dhe ligjërisht, do të duhej të ishim në pushtet, për më tepër të gjitha sondazhet e tregojnë se Lëvizja jo vetëm që është fuqia e parë politike në vend dhe do të fitojë bindshëm, dhe do të kalojë edhe 50% dhe do arrijë që të krijojë një qeveri stabile”, tha Nagavci.

Përsa I përket koalicioneve deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, është shprehur sr nuk do të ketë një të tillë, me asnjë nga partitë që kanë qënë deri tani në qeverisje.

Nuk besoj se do të kemi koalicion. Jam e bindur që nuk do të kemi me ndonjë parti, të paktën prej këtyre partive që kanë qenë në qeverisje”, ka thënë ndër të tjera Nagavci.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy