Përmbytja e Bashkisë së Tiranës: Raporti përfundimtar i është vënë në dispozicion kryetarit

Përmbytja e Bashkisë së Tiranës: Raporti përfundimtar i është vënë në dispozicion kryetarit

Shirat e dendur që përfshinë kryeqytetin rreth dy muaj më parë, përveçse bllokuan rrugët nga vërshimi i ujërave, përmbytën edhe katin e parë të Bashkisë së Tiranës.

Edhe pse kanalizimet në qendrën e kryeqytetit ishin të reja për shkak të punimeve gjatë ndërtimit të sheshit “Skënderbej”, uji i shirave të rrëmbyeshëm vërshoi nga të gjitha anët. Për tërheqjen e ujit nga ambientet e brendshme të bashkisë është dashur ndërhyrja e skuadrave të zjarrfikëses dhe UKT-së.

"TemA Tv" i dërgoi disa pyetje bashkisë më datë 30.07.2018 lidhur me përmbytjen e katit të parë të këtij institucioni, ndërsa përgjigja ka ardhur më datën 22.08.2018. 

Në përgjigjen e saj, Bashkia e Tiranës bën me dije se "ka ngritur grupin e konstatimit dhe verifikimit të dëmit dhe nga ky grup janë analizuar të gjitha shkaqet e përmbytjes së katit nën tokë të ambienteve të Bashkisë Tiranë, për të cilin është hartuar raporti përfundimtar, ku i është vënë në dispozicion kryetarit të Bashkisë Tiranë".

“Respublica.al” publikoi një foto, ku duket korridori i bashkisë në të cilin janë varur për t’u tharë disa dokumente të cilat ishin lagur nga uji që përmbyti katin e parë.

Ngjarja u denoncua edhe nga kryetari i Këshillit Bashkiak i Partisë Demokratike, Kreshnik Çollaku. “Burime nga brenda Bashkisë na njoftojnë se janë dëmtuar rëndë sallat dhe dokumentacionet e arkivës, gjendjes civile dhe biblioteka", shkruante Çollaku.

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy