Një djalë 8 vjeç arriti të mbijetonte i vetëm për pesë ditë në një park të Zimbabvesë mes luanëve dhe elefantëve.
Historia u tregua në mediat sociale nga parlamentari Mutsa Murombedzi, i cili shpjegoi se fëmija mbijetoi duke fjetur i ulur në një shkëmb mes luanëve dhe elefantëve që kalonin pranë tij, duke ngrënë fruta të egra.
Fëmija Tinotenda Pudu, endej vetëm për 23 kilometra në parkun kombëtar të rrezikshëm Matusadona, i cili ndodhet në brigjet e liqenit Kariba, mbulon 1400 kilometra katrorë dhe tregohet si një nga të paktat që është shtëpia e savanës afrikane e luanëve, leopardëve, rinocerontëve, elefantëve dhe buajve. Sa për luanët, Matusadona ka rreth 40 të tillë, pasi ka qenë për një periudhë në parkun afrikan me një nga dendësitë më të larta të kësaj specie.

Sipas rrëfimit të parlamentarit të Zimbabvesë, fëmija, pasi humbi, përdori njohuritë e tij për natyrën për të mbijetuar, duke ngrënë fruta të egra dhe duke hapur puse të vogla në shtretërit e lumenjve të thatë me një shkop për të marrë ujë të pijshëm, një teknikë e shfrytëzuar nga popullatat lokale gjatë periudhave të thatësira.
Kur u ngrit alarmi për zhdukjen e fëmijës, komuniteti lokal organizoi ekipe kërkimi që kontrolluan zonën duke rrahur daullet për ta drejtuar djalin e vogël në shtëpi. Por në fund ishte një roje patrullimi në park që e gjeti vogëlushin.
“Pas 5 ditësh të gjata dhe të mundimshme në xhunglën pranë lumit Hogwe, i cili derdhet në lumin Ume, fëmija u gjet i gjallë nga rojet”, shkroi Mutsa Murombedzi në postimin e saj social, duke shpjeguar se fëmija dëgjoi patrullën duke kaluar dhe, edhe pse i dobësuar, u përpoq ta arrinte atë, por humbi.
Kujdestarët e parkut, duke u kthyer mbrapa, panë gjurmët e tij të freskëta dhe kërkuan zonën centimetër pas centimetri derisa e gjetën.



