Situata nga moti i keq në Lezhë/ Qindra hektarë nën ujë, probleme në rrugën e Kombit

Situata nga moti i keq në Lezhë/ Qindra hektarë nën ujë, probleme në rrugën e Kombit

570 hektarë tokë janë ende nën ujë në qarkun e Lezhës. Sipas Emergjencave Civile nga informacionet në terren, deri tani probleme ka pasur në Milot, në Rrugën e Kombi, pasi ujërat kanë vërshuar në afërsi të dy banesave.

Reshjet e dendura të shiut mëngjesin e sotëm kanë përfshirë zonën e Kurbinit dhe atë të Krujës.

Situata në qarkun Lezhë datë 17.12.2022, ora 08:30

Në qarkun Lezhë ka patur rreth 40 mm reshje.  në teritorin e bashkisë Kurbin për një orë e 30 minuta ka renë 60 mm shi)

Kuota lumit Drin 1.1 m nga +2.0 m kuota kritike

Hidrovori i Balldrenit punon në kuotën -1.2m,  ka rreth 500 ha të përmbytura.

Hidrovori Tale punon në kuotën -1.2 m ka rreth 20 ha të përmbytura në kënetën Tresh-Spiten.

Në Bashkinë Kurbin:

Hidrovori Shllinza - 1,05 m. Në fushën e Gjonëmit (ish këneta) kemi rreth 50 ha toka të përmbytura.

Qe prej mëngjesit të sotëm, duke filluar prej orës 6, reshje intensive kanë përfshirë gjithë territorin e Kurbinit.

Nga informacionet e marra nga strukturat tona në terren, probleme deri më tani, ka pasur vetëm në NJ/A/Milot, aty ku autostrada segment i rrugës së Kombit, bashkohet me zonën e Milotit, ujërat e te cilit kanë vërshuar në afërsi të dy banesave.

Jemi në monitorim të situates dhe gatishmëri për ndërhyrje. Niveli i lumit Mat, ka shtim të prurjeve por jo deri në pikën e rrezikut. Në Mamurras nuk relatohen deri më tani problematika.

Në bashkinë Mirditë nuk raportojnë probleme. Ne disa zona ka patur ndërprerje të energjisë elektrike të përkohshme, por që defektet janë riparuar në kohë rekord. Ka patur sasi të mëdha shiu dhe breshëri në disa zona.

Shkarkimet, nga HC që janë në lumenjtë Mat e Fan, sipas informacioneve nuk janë problematike. Furnizimi me energji është i vazhdueshëm. Lumi Gjadër e Mat kanë rritje kuotash, por pa krijuar problem deri tani.

Pra si qark deri tani raportohen 570 ha tokë të përmbytur. Të gjithë hidrovoret punojnë me kapacitet te plotë. Probleme të furnizimit me energji elektrike nuk raportohen.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy