Itali/ Pronari e gjen duke shfrytëzuar mjetet e kompanisë, shqiptari tenton ta vrasë

Itali/ Pronari e gjen duke shfrytëzuar mjetet e kompanisë, shqiptari tenton ta vrasë

Një shqiptar ka tentuar të shtypë me makinë pronarin e tij në Itali. Ngjarja ka ndodhur në Pistoia, ku punëdhënësi e ka gjetur 49-vjeçarin Nikolin Gjeta teksa përdorte mjetet e kompanisë për të pastruar një sipërfaqe toke private.

Pasi i ka kërkuar llogari për këtë fakt, mes pronarit, i cili shoqërohej nga i biri dhe punëmarrësit shqiptar ka nisur një sherr. Gjeka i ka përplasur të dy me makinë dhe ka tentuar ta përsërisë veprimin, por atë e bir janë larguar në kohë, edhe pse kishin marrë lëndime në trup.

Pak orë më vonë, policia ka arrestuar shqiptarin për tentativë vrasjeje në dëm të 60-vjeçarit Antonio Orlandini dhe plagosjen e djalit të tij 39 vjeç. Në pritje për të dalë para gjykatës, 49-vjeçari shqiptar ndodhet në arrest shtëpie.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy