
Ka apo jo turizëm elitar në Shqipëri, apo çfarë ofron vendi në këtë drejtim?
Kësaj pyetje, kryetari i Shoqatës së Hoteleri-Turizmit, Zak Topuzi, në një intervistë për ‘MCN informacion”, i jep përgjigje në disa këndvështrime.
Sipas tij, problemi i vetëm në Shqipëri nuk janë ekzistenca e hoteleve me 5 yje, por fakti i mungesës së një industrie të tërë që lidhet me një destinacion elitar.
Sigurisht se prezenca e markave dhe brendeve të njohura ndërkombëtare është një sinjal pozitiv pasi janë ato që bëjnë PR e Shqipërisë më mirë se cilido person tjetër.
Problemi i turizmit elitar nuk është çështja e hoteleve me 5yje, hotele që ofrojnë standarde apo cilësi,
Turizmi elitar është diçka më tepër, një industri e cila lidhet me një destinacion elitar. Në një destinacion elitar është një kompleks shërbimesh elitare cilësorë që kanë të bëjnë më thithjen e turistëve elitar. Thithja e turistëve elitar nuk është vetëm çështjeje një rruge, një destinacione. Turizmi elitar, mund të jetë edhe një ishull, një zonë e veçantë.
Për Topuzin, turizmi elitar siguron 33% të të ardhurave që lidhen me shpenzimet e turizmit elitar, por për të ardhur deri aty, Shqipëria duhet të plotësoj të gjitha kushtet për një turizëm të tillë.
Ne duhet të kuptojmë se një hotel nuk mund të plotësojë kushte për një turizëm elitar, turizmi elitar kërkon një infrastrukturë, kërkon porte jahtesh, kërkojnë restorante me emër me marka të njohura, bare, dyqane luksi, kërkon fusha sporti, golfi.
E rëndësishme është që ne të vëmë në vëmendje të merremi me turizmin elitar dhe duhet të kuptojmë që ky turizëm është ai që konsumon vetëm 2% të kapaciteteve botërore te akomodimit por siguron 22% të të ardhurave të turizmit, pra turizmi elitar kërkon dyfishin e punonjësve, angazhon dyfishimin e punëtorëve.
Përveç kësaj, turizmi elitar siguron 33% të të ardhurave që lidhen me shpenzimet për kulturën, për argëtim, për blerje, pra kjo është fuqia. Turizmi elitar kërkon tetë herë më tepër se një hotel klasik që mund të kesh prezent ne vend.



