Të identifikosh trendet e reja nuk është aq e vështirë sa duket, pasi mjafton të bësh një shtëtitje në rrugët e Tiranës dhe kupton që të gjitha vajzat, ndoshta djemtë më pak, përqafojnë tendencat e reja sapo dalin ! Shapkat ishin prurja e re e këtij viti, që sigurisht siç pritej dhe rrugët tona u pushtuan nga këto të fundit ! Në vend të sandaleve e këpucëve pranverore, vajzat po veshin shapkat, që këtë sezon kanë ardhur në modele e dizajne të ndryshme për të kënaqur çdo shije e për të plotësiua çdo kërkesë. Na vjen keq t’ju themi që me shapkat e shtëpise nuk mund të dilni, pasi duhet të blini ato që janë dizajnuar për në rrugë .



