Hidhet nga kati i tretë pas sherrit me prindërit, vdes në spital 25-vjeçari

Hidhet nga kati i tretë pas sherrit me prindërit, vdes në spital 25-vjeçari

Një 25-vjeçar ndërroi jetë në spital pasi u hodh nga kati i tretë i banesës së tij në Tiranë. Ngjarja ndodhi mbrëmjen e së shtunës, rreth orës 22:05, në rrugën “Nasi Pablo”.

I riu 25-vjeçar me inicialet B.S., pas sherrit me të atin, është hedhur nga kati i tretë i banesës. Për shkak të plagëve të rënda, ai ndërroi jetë paraditen e sotme.

Sipas të dhënave të para, 25-vjeçari ka pasur me prindërit, E.S., rreth 60 vjeç dhe e ëma, A.S., rreth 53 vjeç, një sherr gjatë të cilit i ka qëlluar ata me mjet prerës.

Dyshohet se 25-vjeçari ka goditur babain dhe nënën me thikë e më pas është vetëhedhur nga kati i tretë i banesës.

Po punohet për sqarimin e plotë të rrethanave dhe shkaqeve të ngjarjes.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy