Dëmet nga tërmeti/ Rama: Do ta përballojmë vetë gjithçka, sikur asnjë kokërr leku mos të vijë nga bota

Dëmet nga tërmeti/ Rama: Do ta përballojmë vetë gjithçka, sikur asnjë kokërr leku mos të vijë nga bota

Kryeministri Edi Rama nga seanca e sotme e Kuvendit është shprehur se  fondi për të përballur rindërtimin e zonave të prekura nga tërmeti i 26 nëntorit është zë i veçantë në buxhetin e 2020.

Shefi i qeverisë është shprehur se me këtë fond rakordohen me njëra-tjetrën si pjesa e vecantë në buxhet ashtu edhe donacionet e dhëna për rindërtimin e vendit, dhe nëse do të shihet nevoja do të shtohet fond në çdo rishikim buxheti edhe gjatë 2020-ës.

Gjithashtu Rama ka deklaruar se buxheti është i mundur të bëhet transparencë e plotë dhe se objektivi i tij është i qartë, nuk do të prekim parametrat kryesore të buxhetit vjetor.

Rama u shpreh se Shqipëria do ta hartojë programin që ta përballojë vetë të gjithë barrë edhe sikur të mos marrë asnjë lek nga bota.

 “Buxheti angazhon një fond afro 20 miliardë prej të cilave 13 miliardë janë lekë si transfertë nga të ardhurat buxhetore, dhe 7 miliardë janë të ardhura nga donacionet e ndryshme. Por e gjithë kjo pako e parë është një alokim fillestar. Kam dëgjuar të thonë se shteti paska mbetur pa lekë dhe s’paska kapacitet të përballojë këtë situatë, prandaj ne po i shtrijmë dorën botës? Është e pavërtetë ta dëgjojnë mirë të gjithë. Ne do ta programojmë të gjithë procesin sikur të mos marrim asnjë lekë nga bota, dhe do ta bëjmë. Kjo që bëjmë me buxhetin është fillimi i këtij programi Sikur asnjë kokërr leku të mos vijë nga bota ne do ta përballojmë. Është mundim më vetë t’jua shpjegojmë juve se si do e bëjmë këtë punë. Programi për rindërimitn do të financohet si fond buxhetor më vete. Aspekti dinamik i fondit është i rëndësishëm sepse shuma e alokuar që do të kalojë qysh sot nga buxheti i shtetit është e konsiderueshme për të hapur procesin, dhe garanton që programi të fillojë të zbatohet në shkallë të gjerë dhe nga ana tjetër krijon hapësirë të plotë për të shtuar në vijim nga buxheti qoftë për të integruar në të donacionet e dedikuara për rindërtimit, edhe gjatë vitit 2020 kur do të kryhen disbursimet e donatorëve. Është parashikuar skenari që në çdo rishikim buxheti të shtohen fondet. Përfshirja e fondit si program i posaçëm buxhetor i cakton qëllimit për të caktuar përgjegjësinë dhe për të vendosur monitorim të plotë mbi institucionet përgjegjëse. Duke qenë zë më vete ne buxhet është i mundur të bëhet transparencë e plotë. Objektivi ynë është i qartë, ne nuk do t’i prekim parametrat kryesorë të buxhetit vjetor, nuk do ta prekim ekonominë, por do të përdorim rindërtimin në funksion të ekonomisë. Nuk do të marrim nga njëra anë e popullit t’ia japim në anën tjetër popullit”.

Nga foltorja e Kuvendit Rama shpalosi para deputetëve edhe njëherë planin si do të bëhen lagjet e reja për strehimin e të prekurve nga tërmeti. Ai tha edhe projekti i riparimit të godinave të prekura është gjigant duke e krahasuar me ndërtimin e një lagje tjetër.

"Do të ndërtojmë një lagje të reja në Durrës, një në Laç dhe tre në Tiranë, dy të rëndësishme nga pikëpamja te '5 Maji' dhe në Kombinat dhe një më të vogël në Shkozë. Me Lacin do të fillojmë brenda pak kohe në mars shpresoj të jemi në kantier. Me lagjen e Durrësit ka filluar projektimi, me lagjet e Tiranës po ashtu.

Ndërkohë që do të adresojmë edhe godina specifike në Lezhë dhe pika të tjera që përbëjnë rrezikshmëri. Edhe projekti i riparimit është gjigant, si të ndërtosh një lagje tjetër në vete, pasi ka shumë. Për pastrimin janë miliona ton mbetje që do të evakuohen".

Po ku do të shkojnë inertet? "Të gjithë sasinë e Durrësit do të përdorim për të mbyllur fushën e kancerit në Porto Romano, ndërsa të Krujës në Thumanë, apo të guroreve që na kanë turpëruar gjithë ne. I vetmi vend që mund të sakatojë dhe kthejë në gurore një vend të shenjtë në histori, Kruja' tha ai.

Pavarësisht momentit ku ndodhemi me tërmetin, Rama nuk kurseu një 'thumb' për BE-në lidhje me procesin e zgjerimit kur tha se shkakton tërmeti.  "15 milionë eurot janë të nxjerra me urgjencë nga KE-ja për tani në këtë fazë. E tha edhe Komisioneri për zgjerimin dhe fqinjësinë apo si ia kanë vënë emrin tani, se fjala zgjerim u bën pak tërmet. Na duhet të financojmë fazën e tanishme, akomodimin në hotele" tha ai.

Kryeministri Rama u shpreh se është fotografuar gjithçka, çdo provë në çdo pallat dhe po bëhen gati dosjet që do dërgohen para drejtësisë me emra konkretë. Përsa i përket faturës për dëmet, ai tha se duke parë vendet që e kanë kaluar këtë situatë së paku kërkon një gjysmë viti.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy